Ramos flet për të ardhmen e tij te Reali: Nuk ka arsye të ngutemi, nëse duan që unë të qëndroj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 20:48

Ramos flet për të ardhmen e tij te Reali: Nuk ka arsye të ngutemi, nëse duan që unë të qëndroj…

Kapiteni i Real Madridit Serxho Ramos u shpreh rreth mundësisë për të qëndruar ende te klubi madrilen.

sergio-ramos-kVrD-U100270756631DrE-624x385@RC

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës delikate me Mançester Sitin ditën e nesërme në kuadër të Ligës së Kampioneve, 33-vjeçari zbuloi për mediat se ka biseduar me drejtuesit e klubit rreth të ardhmes së tij. Sipas Ramosit, nuk ka asnjë arsye që klubi dhe ai vetë të nxitohen për rinovimin e kontratës së tij. Kapiteni i Spanjës deklaroi se nëse drejtuesit e Realit dëshirojnë që ai të qëndrojë me “Los Blancos”, atëherë rinovimi i kontratës do të vijë.

“Rinovimi i kontratës – Kemi folur për të në javët e fundit, por nuk ka asnjë ngutje. Do të arrijmë të dakordësohemi: nuk ka asnjë distancë me klubin. Po mendojmë për ndeshjet. Nëse ata duan që unë të qëndroj, unë do të qëndroj”, u shpreh Ramos.

Mediat spanjolle aluduan ditët e fundit se Reali nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën e qendërmbrojtësit iberik duke parë moshën e tij të madhe si dhe mundësinë për të sjellë mbrojtës të rinj në Madrid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"