Ramos e goditi në kokë, Karius: Pas atij episodi nuk po shikoja mirë, ai nuk më ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 20:27

Ramos e goditi në kokë, Karius: Pas atij episodi nuk po shikoja mirë, ai nuk më ka…

Ish-portieri i Liverpulit, Loris Karius ka dhënë një intervistë për gjermanen “Bild” teksa rikujton edhe njëherë atë finale të vitit të kaluar përballë Realit të Madridit. Ai ka pohuar se Ramos e goditi në kokë dhe pas asaj ai nuk po shikonte mirë.

sergio-ramos-elbowed-loris-karius-during-the-2017-18-champions-league-final-between-real-madrid-and-liverpool--twitter

“Mund të ndodhë për të gjithë që të përjetojnë një mbrëmje të keqe. Fakti që arrita të kualifikohem dhe luaj në finalen e Champions League e konsideroj si një rezultat të madh dhe nuk lejoj askënd të më shkatërrojë atë që kam arritur. Vjet realizova një sezon fantastik, me një finale të pafat, por në sport ka edhe zhgënjime. Por në sport duhet të dish të kalosh këto momente zhgënjimi. Askush nuk do ta vërtetojë 100% se sa të lidhura janë gabimet e mia me goditjen që pësova nga Ramos në atë ndeshje. Nuk është një justifikim, por një shpjegim. Nuk e di nëse Serxhio Ramos më goditi qëllimisht apo jo, por di të them që nuk më ka kërkuar kurrë ndjesë. Pas vizitës mjekësore doli se kisha një deficit në pamje, çka shpjegohen edhe këto gabime të miat. Tani luaj me Beshiktash, një klub i madh, një sfidë e re për mua”, tha Karius.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"