Ramos deçiziv për Real Madridin, ka fituar 11 pikë…i vetëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 16:20

Ramos deçiziv për Real Madridin, ka fituar 11 pikë…i vetëm

Mbrojtësat që shënojnë në nivelin e Serxhio Ramosit janë të paktë dhe nuk janë normal, por kapiteni i Real Madridit është një lojtar i jashtëzakonshëm. Pa golat e tij Real Madrid do kishte 11 pikë më pak në tabelën e La Ligas.

ramos

Ramos ka shënuar 10 gola këtë sezon, një nga aksioni, dy gola me kokë, 6 gola nga penalltia dhe një nga goditja e dënimit. Nga këto gola të shënuar, pesë kanë qenë deçizive për rrjedhën e ndeshjes.

Golat e Ramosit në ndeshjet deçizive:

Real Madrid 1-0 Atletiko Madrid
Valencia 1-1 Real Madrid
Sevilja 0-1 Real Madrid
Real Madrid 3-2 Levante (dy gola)
Real Madrid 1-1 Valadolid

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"