Ramirez në janar zikaltër, Interi ëndërron edhe Vidalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 17:27

Ramirez në janar zikaltër, Interi ëndërron edhe Vidalin

Ramires Santos do Nashimento ka vënë të gjithë dakord tek Interi. Përtej mohimeve të ardhura gjatë këtyre javëve, ka ardhur një miratim nga gjithë krerët zikaltër për të afruar në Milano që në janar mesfushorin 30-vjeçar të Jiangsu Suning: marrëveshja do ecë normalisht në formën e huazimit, por megjithatë për momentin mbetet e pavendosur pasi do bllokohej vendi i mbetur për lojtarët ekstrakomunitarë.

Ramirez

Po Vidal? Me shitjen e një lojtari mund të synohet edhe ëndrra për të afruar kilianin (të “sakrifikuar” mund të jenë Zhoao Mario ose Brozoviç), pra duke qëndruar gjithmonë tek autofinancimi. Do kërkohet edhe një qendërmbrojtës: vëzhgohet Mangala, lojtar i Mançester Sitit i kërkuar që nga vera e kaluar dhe që ka kërkuar vazhdimisht largimin si pasojë e qëndrimit në stol te “qytetarët”.

Vidal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"