Rami si Bartez, historia “i shkel syrin” Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 19:14

Rami si Bartez, historia “i shkel syrin” Francës

Duket sikur ndodhte dje dhe jo njëzet vjet më parë, por shumica prej nesh kujton edhe sot puthjen fatsjellëse në kokë të Loro Blank ndaj Fabien Bartezit. Sot, ritualet te Franca vazhdojnë. Megjithëse në kulisa thuhet se një grup lojtarësh i përdredhin mustaqet Adil Ramisë përpara ndeshjeve. Që analogjitë kohore të jenë të plota, “France Football” ka analizuar në pesë pika ngjashmëritë mes “Gjelave” në Rusi dhe atyre që u shpallën kampionë bote 20 vjet më parë.

remi0

1. Nga Deshamp te … Deshamp

Ish-kapiteni i kampionëve në 1998 ishte lider i brezit të Zidan. Sot, roli ka ndryshuar, por Deshamp është përsëri në finale, duke qenë kapiteni i pankinës së “Gjelave” dhe udhëheqësi i një brezi tjetër, që i ka të gjitha virtytet për të qenë i lavdishëm. Shumë kërkues ndaj vetes, trajneri francez nuk e vlerëson këtë arritje nëse nuk kurorëzohet me trofe.

2. Henri dhe Mbape

Në “Francë ’98” dy njëzetvjeçarë premtues iu prezantuan botës. Me kalimin e viteve, Henri dhe Trezege u treguan të gjithëve se nuk u shpallën më kot kampionë. Në atë edicion të Kupës, Henri shënonte tre gola, aq sa ka shënuar edhe Mbape sivjet.

3. Givarsh dhe Zhiru

Paradoksi, por edhe ngjashmëria tjetër me 20 vite më parë, është qendërsulmuesi që nuk shënon. Në 1998, Stefan Givarsh nuk arriti të realizonte as edhe një gol, ndërsa zëvendësi i tij, Kristo Dygarri, për një rast arriti të shijonte kënaqësinë e golit. Në Francën “ruse” problemi duket i njëjti për pykat, që në rastin e Zhirusë, jo vetëm që nuk ka shënuar, por nuk ka dërguar as edhe një goditje në kuadratin e portave kundërshtare. Sulmuesi i Çelsit ësh të golashënuesi i katërt në historinë e “Gjelave” me 31 gola në 80 ndeshje, por gjurmën e tij në këtë Botëror nuk e ka lënë ende.

barthe blank

4. Soliditet

Në 1998, kampionët e botës të drejtuar nga Eme Zhake i ndërtonin fitoret duke u mbështetur te forca mbrojtëse dhe muskujt e mesfushës. Kristian Karembë – Didie Deshamp – Emanuel Pëti, imitohen sot nga Kante-Pogba-Matuidi, teksa Varan dhe Umtiti bëjnë detyrën dhe japin kontribut të goditjes standardë në të dyja zonat.

5. Nga Turam te Pavar

Dy mbrojtës qendre që luajnë në krahun e djathtë në ekipin kombëtar francez. Grumbullimi dhe goli në Botëror është një tjetër e përbashkët mes dy lojtarësh në 20 vite distancë. Në 1998, së bashku me Turam, Loro Blank dhe Bikso Lizarazu plotësonin tripletën e golave “mbrojtës”, teksa këtë vit trisi është përsëritur falë Varan dhe Umtitisë, që i bashkëngjiten Pavarit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"