“Ramë dakord të gjithë”, flet presidenti i Ligës: Bojkoti i kampionatit do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:55

“Ramë dakord të gjithë”, flet presidenti i Ligës: Bojkoti i kampionatit do të…

Pas mbledhjes së ditës së sotme, presidenti i Ligës, Edvin Libvohova është shprehur se bojkoti do të vazhdojë.

EDVIN LIBOHOVA

Më tej ai u shpreh se kërkesat janë kthyer pas për t’u përgatitur përsëri dhe t’i dërgohen kryeministrit.

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne.

Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon”, u shpreh Libohova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"