Ramadani vlerëson ekipin pas humbjes, uron Tiranën për rezultatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2016 | 19:23

Ramadani vlerëson ekipin pas humbjes, uron Tiranën për rezultatin

Asgjë nuk është mbyllur për trajnerin e Flamurtarit, Ramadani. Edhe pse skuadra e tij humbi 0-1 takimin e parë çerekfinal në Vlorë ndaj Tiranës, në ndeshjen e ardhshme të 17 shkurti çdo gjë është e hapur për teknikun.

Untitled-13“Përveç rezultatit, unë jam i kënaqur me lojën e treguar. Kishim vetëm dy javë në dispozicion. Në këtë kohë futën karakterin tim dhe kjo është e rëndësishme që të pranohet nga futbollistët. Mendoj se në dy javë përmirësuam shumë gjera dhe këtë e treguam në fushë”,-tha ai për “Supersport”.

Trajneri i Flamurtarit përgëzoi edhe fitoren e kundërshtarëve të tij. “Tirana kishte vetëm një rast dhe arriti të shënoj. Për këtë i uroj fitoren”,-tha ai, ndërsa theksoi se shpreson t’i rikthehen lojtarët e dëmtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"