Ramadani: Penalltitë “zanati” im, golin ia dedikoj të fejuarës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 17:02

Ramadani: Penalltitë “zanati” im, golin ia dedikoj të fejuarës

I qetë në ekzekutimin e 11-metërshit dhe i saktë në fushën e lojës, kështu u shfaq Behar Ramadani në ndeshjen e djeshme. Autori i golit të avantazhit për Luftëtarin shprehet më shumë se i lumtur për “prekjen” e Europës. “Kemi fituar një ndeshje, të cilën në fillim e morëm paksa lehtë.

behar-ramadani-470x470

Kundërshtari na vuri në vështirësi disa herë, por edhe ne ditëm të reagonim pas golit të miqve. Më vjen mirë që u tregova i saktë nga pika e bardhë, gjë të cilën e aplikoj në çdo seancë stërvitore.

Shënova golin e avantazhit dhe ndihem i lumtur për këtë. Golin ia dedikoj të fejuarës sime, Siborës, që më ka shoqëruar nga Jugu në Veri. Jemi drejt finalizimit të ëndrrës europiane, besoj se do t’ia dalim edhe në Lushnjë”, tha mesfushori për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"