Ramadani: Me uruguaianët nuk dinim të mbronim, loja e Likës ngjan pak me Milinkoviçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 16:43

Ramadani: Me uruguaianët nuk dinim të mbronim, loja e Likës ngjan pak me Milinkoviçin

Njeriu i ndeshjes Luftëtari – Lushnja, Behar Ramadani, u shpreh në intervistën për Supersport se tashmë me Hasan Likën skuadra po funksionon më mirë, dhe më saktësisht po mbron më mirë. Ai deklaroi se me uruguaianët, skuadra mbronte shumë pak dhe tashmë ky problem po fillon të rregullohet.

behar ramadani

Çfarë sjell tek skuadra kjo fitore?

Është e vërtetë që nga vjet pata një dëmtim të vështirë, duhej të bëja edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Është ndeshja e dytë që luaj 90 minuta të plota, dhe po e shoh veten se po rritem çdo ndeshje. Sot ishte sfidë delikate, dhe nuk na falej ndonjë gabim. Duhej të dilnim nga kjo krizë rezultatesh, pasi lojë kemi prodhuar. Kjo fitore na dha qetësi dhe motivim për ndeshjet e tjera.

12 ditë pushim. Një favor ky për skuadrën për të njohur edhe trajnerin Lika?

Pothuajse i gjithë grupi e ka kuptuar filozofinë e profesorit. Kjo periudhë do na shërbejë për tu përmirësuar akoma më shumë.

Diferenca mes Likës dhe trajnerit Fernandez që u largua, cila është?

Me trajnerin Lika vendosemi më mirë, veçanërisht kur humasim topin. E kemi detyrim që kur humbasim topin të rikthehemi menjëherë. Me uruguajanët, kishim liri në fazën offensive, ndërsa për mbrojtjen mendonin vetëm 6 lojtarë. Lika ngjason pak me trajnerin Milinkoviç nga sezoni I kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"