Ramadani: Jam ushtar dhe luaj ku të më vendosë trajneri, ja pse u gëzova aq shumë për golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2017 | 20:47

Ramadani: Jam ushtar dhe luaj ku të më vendosë trajneri, ja pse u gëzova aq shumë për golin

Ylber Ramadani ishte autori i golit për Shpresat në barazimin 1-1 ndaj Irlandës së Veriut. Në një prononcim për “Supersport” mesfushori tregoi për emocionet e golit si dhe për ftesën në Kombëtaren A.

Goli

Festa e çmendur te goli

“U gëzova shumë për golin, sepse kam rreth 1 vit që nuk shënoj, por më vjen keq që ai gol nuk na dha 3 pikëshin.”

Ftesa në Kombëtare

Kam punuar shumë dhe do të vijoj të punoj, për të arritur sa më larg të mundem. Më vjen mirë që puna ime u shpërblye me ftesën e Panuçit dhe do mundohem ta justifikoj.”

Ramadani

E ardhmja në ekipin Kombëtar

“Unë jam ushtar dhe luaj ku të vendosë Bushi me Panuçin. Nëse më thërrasin te Kombëtarja e parë jam gati, por në të kundërt vij me kënaqësi edhe te Shpresat.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"