Ramadani: Fitore që na qetëson jo vetëm muskujt. Sot e vendosi mbrojtja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 19:16

Ramadani: Fitore që na qetëson jo vetëm muskujt. Sot e vendosi mbrojtja

Zekirija Ramadani më në fund i është gëzuar fitores së parë në stolin e Egnatias dhe për më tepër ndaj kampionëve në fuqi të Teutës. Tekniku i rrogozhinasve tha pas sfidës për “SuperSport” se kjo fitore do të ndihmonte ekipin jo vetëm me pikët në renditje.

RAMADANI

“Pritnim fitore edhe më herët, jo vetëm në këtë ndeshje. Në çdo ndeshje futemi për të marrë maksimumin e pikëve. Sot erdhi fitorja. Kemi fituar edhe qetësi brenda ekipit dhe këto pushime t’i bëjmë si duhet që të çlodhemi, jo vetëm muskujt. Ka qenë presion mungesa e rezultateve, sot dhamë maksimumin, kishim edhe pak fat. Shënuam dy gola e menaxhuam mirë, uroj futbollistët për angazhimin e fitoren. Kishim shumë mungesa në pankinë dhe më bëri të mendoja se mos kishte lodhje e nuk kisha mundësi të bëja ndryshime ku duhet.

Linja mbrojtëse ishte shumë mirë, funksionoi pasi edhe nëse njëri gabonte, tjetri do e korrigjonte. Më bëri të besoja, se jemi ndëshkuar nga goditje këndi e goditje standarte, nga mospërqendrimi, se kemi cilësi dhe nuk mungon loja në ajër. Por ka munguar përqendrimi dhe fakti që ka shkuar lart vija e mbrojtjes

Trajneri i vitit në Shqipëri? Në Kosovë shpallet ai që del kampion, e morët përgjigjen”, tha Ramadani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"