Ramadani dhe Ndoj: Duam të kualifikohemi, kemi ekip më të mirë se Irlanda e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2017 | 15:16

Ramadani dhe Ndoj: Duam të kualifikohemi, kemi ekip më të mirë se Irlanda e Veriut

Dy futbollistët e Kombëtares U-21, Emanuele Ndoj dhe Ylber Ramadani, kanë dalë sot në konferencë për shtyp dhe kanë folur për ndeshjen e radhës të kualifikueseve ndaj Irlandës së Veriut.

ramadani ndoj

EMANUELE NDOJ

“Kërkojmë fitoren për të kaluar grupin dhe të shkojmë në Europian. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë për fitore ndaj Irlandës së Veriut. Është mirë të luajmë me përqendrim, shpresojmë për fitoren.

Mund të kishim më shumë pikë, pasi kemi treguar lojë të mirë. Kemi patur shanse shënimi, kemi humbur raste, por shpresojmë të marrim pikët e plota. Na mungon sulmuesi, por jemi të gjithë lojtarë të mirë dhe shpresojmë të shënojmë dhe të fitojmë. Kemi zhvilluar gjithmonë lojë të bukur, por tani duhet ta shoqërojmë edhe me gola.

Kemi ekip më të mirë se Irlanda e Veriut, pasi ata luajnë në mbrojtje dhe me topa të gjatë.”

YLBER RAMADANI

“Që nga dita e parë jemi të përqendruar, duhet të hyjmë në fushë pa eufori dhe të fitojmë ndeshjen. Takimi luhet në Tiranë, ndaj dua të ftoj të gjithë tifozët, sepse kemi nevojë për ta.

Nëse e fitojmë ndeshjen, kemi shanse të mira, sepse në këto kualifikime kemi bërë lojën më të mirë nga të gjitha ekipet dhe besoj se do të fitojmë. Mendoj që nuk është revansh, sepse në futboll janë të 3 rezultatet dhe këtë ndeshje duhet ta fitojmë si ekip. Objektivi ynë është vendi i 2-të në grup, por ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar.

Duhet ta qarkullojmë topin sa më shpejt, pasi ata luajnë me topa të gjatë, duhet t’i neutralizojmë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"