Ramadani beson te forca e Shqipërisë: Na ka ndëshkuar fati, kënaqësi të luash në Kombëtare me lojtarë të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 17:57

Ramadani beson te forca e Shqipërisë: Na ka ndëshkuar fati, kënaqësi të luash në Kombëtare me lojtarë të Partizanit

Ylber Ramadani është një pikë e rëndësishme në mesfushën e Kombëtares. Futbollisti që aktivizohet në Skoci me Aberdenin, është nga emrat që nuk ka munguar në grumbullimet e ekipit kombëtar që prej nëntorit të 2020- ës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Ramadani flet për situatën dhe ndeshjen e fundit miqësore me Armeninë.

ylber ramadani

Duhet të prisnim kaq gjatë për një fitore, a mos është kjo një pikënisje e rezultateve pozitive për të ardhmen?
Normalisht që ne në çdo ndeshje hyjmë në fushë për fitore dhe mund të them se na ka ndëshkuar disa herë fati. E fundit ishte me Islandën ku u ndëshkuam në fund. Kemi qenë shumë pranë, por futbolli kështu e ka ndonjëherë.

Duhet t’ia lëmë fajin vetëm fatit?
Unë besoj se disa ndeshje i kemi bërë shumë të mira, ndërsa në disa të tjera jemi ndëshkuar nga gabimet tona, kështu që gjëja më e mirë është që të vazhdojmë për para dhe të mos përsërisim gabimet që kemi bërë gjatë këtij viti.

Me Armeninë kur u aktivizuat morët pozicionin e Asllanit, në qendër të mesfushës, ju ku ndiheni më mirë?
Po, ndihem më mirë si mesfushor i fundit, sepse edhe tek ekipi im në Skoci luaj në këtë pozicion, por në këtë ndeshje trajneri dëshironte që Asllani të krijonte më shumë volum përpara dhe unë të ndërtoja lojën dhe të thyeja sa më shumë aksione ndaj kundërshtarëve.

Bashkë me ju edhe katër lojtarë të Partizanit ishin në ndeshjen e fundit në fushë…
Është shumë kënaqësi për mua sepse jam ndier mirë kur shënoi gol edhe Skuka. Janë të gjithë lojtarë shumë të mirë.

Çfarë presim më tej nga kjo Kombëtare?
Tani përpara kemi pushimet dhe pastaj kur të kthehemi duhet të fokusohemi edhe më shumë. Ky grup duhet të ngulisë në mendje që duhet të hyjë në fushë vetëm për fitore, pasi cilësitë i kemi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"