Ramadan Baballëku: Vonesa e dëmshme, Lushnja me ambicie dhe entuziazëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 21:49

Ramadan Baballëku: Vonesa e dëmshme, Lushnja me ambicie dhe entuziazëm

Ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Lushnjës, Ramadan Baballëku, në një opinion për “Panorama Sport” thotë se futbolli po kalon një situatë të paprecedentë.

erzeni lushnja

“Mendoj se futbolli kërkon një zgjidhje adekuate, kampionati duhet të rifillojë menjëherë dhe me tifozë. Po dëmtohen trajnerët, futbollistët dhe ata më pasionantët. Një vonesë shumë e gjatë dhe ngjeshja e ndeshjeve do të prekë direkt futbollistët. Dëmi është te të gjithë, por më shumë te futbollistët, sepse kaloi shtatori pa futboll”.

Më tej, specialisti lushnjar është fokusuar te skuadra e qytetit të tij. “Lushnja është e gjitha për t’u zbuluar, sepse 70%-80% janë lojtarë debutues. Ekipi ka afërsisht dy muaj që përgatitet. Mendoj se do të jetë një ekip më dëshirë për të luajtur futboll, me entuziazëm dhe ambicie për t’u afirmuar. Janë lojtarë 20-25 vjeç që duan ta tregojnë veten.

Megjithatë, e përsëris që jemi në një situatë të pazakontë, nuk mund të vazhdohet kështu, sepse po rrezikohet shumë. Lushnja po vuan shumë mungesën e terreneve, e kemi thënë gjithmonë. Asnjë investim dhe çdo vit të njëjtat fjalë. Nuk ka një plan konkret që Lushnja të ketë një fushë stërvitore në kushte normale në cilësi dhe parametra”.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"