Rama viziton stadiumin në Vlorë, Vasil Ruci e mund në… basket

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2015 | 11:56

Rama viziton stadiumin në Vlorë, Vasil Ruci e mund në… basket

ramaKryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar dje një vizitë në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Ai është pritur nga administratori Sinan Idrizi. Sapo ka hyrë në stadium, nuk ka munguar as një batutë e Idrizit, i cili i ka thënë Ramës: “Tani që erdhët ju, do të fitojmë titullin kampion këtë vit, pasi e keni këmbën e mbarë”. Rama fillimisht ka parë nga afër punimet që po kryhen për fush- ën e re të stadiumit. Kreut të qeverisë i është dhuruar edhe fanella e Flamurtarit me numrin 19, me logon e re, dhe Rama i ka thënë Idrizit: “E ndryshuat logon”.

Më tej, Rama ka parë nga afër edhe punimet që po kryhen në aneksin e stadiumit. Administratori Idrizi i ka thënë kryeministrit se do të ndërhyjë në të gjithë infrastrukturën. “Siç e shikoni, po punohet për aneksin. Kjo është fusha që është ndërtuar që në vitin ’30 dhe nuk ka ndryshuar. Do ta kthejmë në parametra bashkëkohorë. Shikoni dhe këto shtylla ndriçimi të stadiumit, çfarë janë këto?! Do t’i ndryshojmë”.

Më pas, kryeministri Rama ka inspektuar pallatin e sportit. Ai është takuar edhe trajnerin Toska, si dhe me një grup basketbollistesh. Rama ka parë disa nga ambientet e pallatit të sportit, ndërsa administratori Idrizi i ka thënë: “Shikoni se në çfarë gjendje është pallati. Ne do ta ndryshojmë, e kemi gati projektin edhe për këtë”. Kryeministri Rama ka pyetur se përse janë bllokuar dy portat hyrëse dhe dalëse te tribunat.

“Pse janë zënë këto?!”. “Do t’i jepnin me qira”, i tha një prej punonjësve të pallatit të sportit kryeministrit, i cili reagoi menjëherë duke thënë: “Hajde, hajde çfarë qenka bërë?!”. Dhe batutat vijojnë. Kryeministrit i ka tërhequr vëmendjen prania në pallatin e sportit e portierit Ilion Lika. “Po ti çdo këtu, ti je portier?”. Ndërkohë që ndërhyn Idrizi. “Ky është ai që e dënuan për një ndeshje që ishte dhe për një ndeshje që nuk ishte. Ky është standardi i FSHF-së”, i tha Idrizi. Më tej, batutat vijojnë mes Ramës dhe Vasil Rucit. Ky i fundit e fton në një ndeshje koshash…

Per me shume, lexoni versionin print te gazetes “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"