Rama kapet sërish me Kombëtaren: E kam thënë edhe më parë, të mos i hamë më ato golat e tmerrshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 21:54

Rama kapet sërish me Kombëtaren: E kam thënë edhe më parë, të mos i hamë më ato golat e tmerrshëm

Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar sërish situatën në vend pas përhapjes së koronavirusit me fenomenin që ka i ka ndodhur shpesh Kombëtares shqiptare në të kaluarën, teksa humbte ndeshjet në minutat e fundit të lojës.

edi-rama-750x415

“Kjo është një luftë. E kam thënë edhe më parë dhe po e përsëris sërish. Shpresoj të mos jetë si pjesa e parë e ndeshjeve të Kombëtares kur luan këtu në Tiranë, sepse na krijon idenë se do të mundi edhe ekipe të mëdha. Pastaj vjen ajo pjesa e dytë dhe fillon rënia, e më pas hyjnë ato golat e tmerrshëm. Në fund fare dalim të gjithë kokëulur nga stadiumi”, ka thënë Rama pak minuta më parë i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në televizionin “News 24”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"