Rama kapet përsëri me Kombëtaren: Mos e bëjmë si ata që pjesën e parë duken sikur do fitojnë, por pastaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2020 | 14:26

Rama kapet përsëri me Kombëtaren: Mos e bëjmë si ata që pjesën e parë duken sikur do fitojnë, por pastaj…

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po mundohet me çdo kusht të ndërgjegjësojë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të Koronavirusit.edi-rama-750x415

Kryeministri njihet edhe për batutat e tij të shumta, teksa shpesh herë ka përmendur edhe Kombëtaren në kohët e fundit, duke iu referuar pësimit të golave në minutat e fundit nga kuqezinjtë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, ku Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat, duke kujtuar edhe njëherë Kombëtaren në formën e ironisë. “Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në Vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat. Fieri është një rrezik i madh potencial.edi rama

Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si Kombëtarja Kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… Harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar.”, shkruan Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"