Rama dhe ministrat e konsideronin vend të magjishëm, si ndryshoi mendje qeveria për “Prestige Resort”/ Kryeministri jep urdhër për vendosjen e 70 kg tritol pa vendim gjykate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:28

Rama dhe ministrat e konsideronin vend të magjishëm, si ndryshoi mendje qeveria për “Prestige Resort”/ Kryeministri jep urdhër për vendosjen e 70 kg tritol pa vendim gjykate

Prej disa ditësh IKMT-ja është duke prishur në mënyrë të paligjshme “Prestige Resort”, megjithëse ka qenë një nga ambientet që shfrytëzohej nga qeveria për të organizuar takime zyrtare, konferenca dhe aktivitete ndërministore.

Capture-36-728x450

Kanë qenë të shumta vlerësimet e përfaqësuesve të qeverisë, nga kryeministri, te ministrat e deputetët socialistë për atë çka ofronte Prestige Resort, si një ndër resortet më të mira në vend.

Tre vjet më parë ka qenë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili deklaroi se hoteli Prestige Resort buzë Adriatikut ishte bërë i dashur jo vetëm për turistët vendas, por edhe ata të huaj.

“Një nga suprizat e vitit të kaluar për turizmin shqiptar ka qenë hapja e resortit “Prestige” i cili ofroi mundësinë reale për t’ju afruar operatorëve të huaj dhe mijëra turistëve. Një ambjent të magjishëm, europian të realizuar nëpërmjet rregullave të qarta të biznesit të turizmit dhe po ashtu një pikë turistike e cila është në bregun e detit, por krijon mundësinë e një biznesi 2 mujor. Besoj që këtë vit “prestige” do të afrohet për turizmin shqiptar si padyshim një nga pikat më të bukura, më të mirëorganizuara dhe ku realisht prezenca e turistëve të huaj, do të thotë ekonomi.” – u shpreh Klosi në atë kohë.

Një ndër vizitorët e shpeshtë të Prestige Resort ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili mblidhte deputetët në sallën e konferencave.

Prestige Resort hapi dyert gjithashtu për qytetarët afganë që u larguan nga vendi i tyre me ndihmën e amerikanëve pasi në pushtet erdhën talebanët.

Ambientet e hotelit u vizituan nga afër edhe nga kryeministri Edi Rama, si gjatë kohës kur po ndërtohej ashtu edhe në periudhën kur banorë të përkohshëm të Prestige Resort u bënë qytetarët afganë.

Prestige Resort i hapi dyert gjithashtu edhe për të prekurit nga tërmeti i nëntorit 2019. Banorët e akomoduar në hotel u vizituan në atë kohë nga Taulant Balla i cili tha se Prestige Resort ka cdo shërbim të nevojshëm duke filluar nga ekipi i mjekëve, grupi i psikologëve dhe arsimtarëve që janë në shërbim të fëmijëve.

E megjithatë, pavarësisht se Prestige Resort ishte një ndër hotelet më të mira jo vetëm të zonës por të të gjithë bregdetit, IKMT ka vendosur ta shpërthejë sot me 70 kg tritol.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami publikon takimin me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliun: Histori suksesi që frymëzon

Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

IKMT e vendosur të çojë deri në fund marrëzinë, nuk pret Gjykatën për “Prestige Resort”: Ngarkon godinën me 70 kilogram eksploziv

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"