Rakitiç tregon arsyen për të cilën do të linte Barcelonën, PSG me ofertë 90 milionë eruo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 16:41

Rakitiç tregon arsyen për të cilën do të linte Barcelonën, PSG me ofertë 90 milionë eruo

Ivan Rakitiç është shprehur që nuk e ka pasur aspak të vështirë që të zgjedhë Barcelonën. Për kroatin skuadra e PSG-së ishte e gatshme të paguante plot 90 milionë euro, por tashmë mesfushori ua ka mbyllur derën.

rakitic

“Dëgjova gruan dhe zemrën dhe kuptova se jam shumë i privilegjuar që vesh fanellën e Barcelona-s. Të mbrosh këtë klub është nderi më i madh për një lojtar. Nuk ka asnjë ekip në botë që do të më jepte më tepër, vetëm nëse po flasim për para. Vajza ime e madhe ka dy vite në shkollë këtu dhe ajo ka shoqet e saj. Jam shumë i lumtur këtu dhe ishte vendim i lehtë për të qëndruar.”- ka thënë Rakitiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"