Rakitiç shkëmbeu fanellën me Modriç pas ndeshjes, ja mesazhi i tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 15:25

Rakitiç shkëmbeu fanellën me Modriç pas ndeshjes, ja mesazhi i tyre

Kraocia zhvilloi një Botëror që do të mbahem mend gjatë në mendjet e të gjithë kroatëve dhe futbolldashësve. Megjithëse humbën në finale ndaj Francës, kroatët duhet të jenë me kokën lart pasi kanë bërë një punë të mrekullueshme.

 

rakitic-modric-535x380

Në fund të ndeshjes dy nga lojtarët më të mirë të ekipi, Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç edhe pse kundërshtarë me njëri-tjetrin kur luajnë me klubet, kanë shkëmbyer fanellat duke lënë edhe një mesazh.

“Ivan, vëlla, jam shumë krenar për faktin që kemi ndarë së bashku këto momente të mahnitshme”, ka shkruar Luka Modriç në fanellën që ja ka dhuruar Rakitiqit.
“Luka, vëlla, jam shumë krenar që kam pasur mundësinë të luaj në krah me ty”, ka shkruar Rakitiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"