Rakitiç pritet të largohet nga Barcelona, katalanasit kërkojnë zëvendësuesin në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 18:39

Rakitiç pritet të largohet nga Barcelona, katalanasit kërkojnë zëvendësuesin në Serinë A

Ivan Rakitiç i ka bërë valixhet gati dhe pret janarin që të largohet nga Barcelona, siç raporton “As”. Valverde nuk e ka në planet e tij dhe kështu Interi e Juventusi, e kërkojnë lojtarin.

Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Por, katalanasit janë gati që ta zëvendësojnë Rakitiçin që në merkaton e janarit. Drejtuesit e klubit spanjoll, do futen në mërkato dhe kanë bërë listën me emrat që mund të zënë vendin e Rakitiçit.

Fabian Ruiz i Napolit, Rodrido Bentankur i Juventusit dhe Saul i Atletikos së Madridit janë mesfushorët që kërkon Barça.

ruiz_fabian_21

 

Të tre janë shumë të talentuar, të rinj dhe të sprovuar në ekipe, që luajnë në arenën ndërkombëtare. Mbetet të shihet tashmë se cila do të jetë lëvizja e Barcelonës në janar, që deri më tani ka treguar probleme në mënyrën e lojës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"