Rakitiç ishte shumë afër kalimit te Junajtid, shkak që transferimi dështoi u bë…moti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 19:38

Rakitiç ishte shumë afër kalimit te Junajtid, shkak që transferimi dështoi u bë…moti

Ivan Raktiç ishte shumë afër largimit nga Barcelona në merkaton e verës, por marrëveshja me klubet e interesuara dështoi dhe mesfushori kroat qëndroi në “Kam Nou”.VALVERDE RAKITIC

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, mesfushori ishte shumë afër kalimit te Junajtid, por marrëveshja nuk u arrit.

Shkak për këtë u bë pikërisht moti i ftohtë në Angli, dhe Rakitiç vendosi që të refuzojë këtë transferim. Kroati kërkon një vend të ngrohtë dhe Anglinë nuk e konsideronte vendin e duhur për të luajtur futboll.ivan-rakitic

Me shumë mundësi 31-vjeçari do të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit, me shumë skuadra që interesohen për të marrë shërbimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"