Rakitiç: Franca na bëri 4 gola me 3 gjuajte, arbitrin nuk mund ta uroja sepse e kishim kundër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 21:43

Rakitiç: Franca na bëri 4 gola me 3 gjuajte, arbitrin nuk mund ta uroja sepse e kishim kundër

Ivan Rakitiç luajti një ndeshje të madhe në finale me Francën, por nuk mund ta shmangte dot nga humbja ekipin e tij. Mesfushori i Barcelonës deklaroi se është për turp që nuk e fituan ata Botërorin, por jo gjithmonë fiton ekipi më i mirë.

ivan rakitici

“Është për turp, por duhet të kuptojmë që jo gjithmonë fiton ekipi më i mirë. Na mundi Franca me 4 gola, teksa gjuajti vetëm 3 herë kuadratin. Kemi zhvilluar një Botëror të madh, dhe tani duam vetëm të kthehemi në Zagreb dhe të festojmë vendin e dytë me popullin tonë. Vendimet e arbitrit? Do doja që t’i uroja në fund të ndeshjes, por nuk mund ta bëja dot. Futbolli vendoset me detaje të vogla, dhe në këto episode gjyqtari ishte kundër nesh” – deklaroi Rakitiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"