Raiola takim me drejtuesit e Milanit, ja 2 lojtarët për të cilët do diskutohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 11:07

Raiola takim me drejtuesit e Milanit, ja 2 lojtarët për të cilët do diskutohet

Fundi i sezonit është pranë dhe Mino Raiola po përgatit takimin me drejtuesit e Milanit. Në fokus është kontrata e Xhanluixhi Donarumës, e cila skadon pas një viti.Raiola-698539

Rroga e portierit nuk do të preket, madje do t’i shtohen disa bonuse, teksa synimi është që bashkëpunimi të zgjatet me 1 ose 2 vite. Takimi në fjalë mund të jetë një arsye për të folur edhe për Denzel Damfris.

Anësori i PSV-së vijon të jetë në synimet e “Djallit” në tregun e futbollistëve, teksa mediat holandeze tregojnë se vlera e lojtarit ka zbritur në 18 milionë euro, çka mund të lehtësojë ndjeshëm transferimin e tij te Milani, duke qenë se pretendimi fillestar i PSV-së vërtitej te 25 milionë eurot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"