Raiola presion Junajtid: Nuk gjeni dot zëvendësues për Pogbanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 17:09

Raiola presion Junajtid: Nuk gjeni dot zëvendësues për Pogbanë

Pol Pogba është përfolur gjithë verën se do të kalojë te Barcelona dhe duket se ende kjo çështje është e hapur. Mesfushori që u shpall kampion bote me Francën duket se mund të kalojë transferohet në Spanjë deri në fund të merkatos.

Pogba

“Ka gjëra që unë mund të them dhe ka gjëra që nuk mund të them, përndryshe unë do të gjobitem!”- u shpreh Pogba i irrituar pas ndeshjes me Leisterin duke lënë të nënkuptohet se marrëdhënia e tij me trajneri Murinjo ka pasur krisje.

Raiola-698539

Ndërkohë që Raiola ka qenë ai që ka ndezur akoma edhe më shumë zërat për një kalim të francezit në Katalonjë duke shkruar në Tëitter: “Disa njerëz duhet të flasin për shkak të frikës se do të harrohen. Pol Skolls nuk do të njihte një lider edhe nëse ai ishte përpara “Sir Winston Churchill”.

dfgdfgfh

“Pol Skolls duhet të bëhet drejtor sportiv dhe të këshillojë bordin e Junajtid për të shitur Pogba. Do të ishin net pa gjumë për të gjetur zëvendësuesin e Pogbasë, kështu që…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"