Raiola në kundërsulm: Mirabeli e ka personale me mua, vëllanë e Donarumës e morën vetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 22:59

Raiola në kundërsulm: Mirabeli e ka personale me mua, vëllanë e Donarumës e morën vetë

Menaxheri i Donarumës, Mino Raiola, ka thyer edhe ai heshtjen për çështjen që po zien ambientin sportiv italian këto ditë. Në një reagim të dërguar tek “Gazzetta dello Sport”, Raiola shpjegon qëndrimin e tij pas situatës së krijuar së fundmi.

donaruma raiola

“Mbaj shënim për atë që Mirabeli thotë ndaj meje. Jemi në një vend demokratik dhe mund të thotë atë që mendon. Mirabeli ka një problem personal kundër meje, dhe përdor Xhixho Donarumën për të më sulmuar mua. Por unë nuk dua që të bëhet një shfaqje mediatike në kurriz të Xhxhios.”

“Do t’i përgjigjem Mirabelit në momentin dhe vendin e duhur. Xhixho nuk ka të bëjë asgjë në këtë mes, dhe nuk është e drejtë që ai të përdoret për të më sulmuar mua. Ne nuk ia kemi imponuar asnjëherë Milanit që të merrte vëllanë e Donarumës. Ishte një zgjedhje teknike e Mirabelit, i cili nuk e komentoi parrullën e tifozëve të Milanit, dhe tashmë duhet ta mbronte. Mirabeli e ka për interes të krijojë polemika të tilla, pasi largon vëmendjen nga problemi i vërtetë i Milanit” – deklaroi Mino Raiola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"