Raiola i “kursyer”, ja sa e vlerëson Donarumën agjenti i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 23:17

Raiola i “kursyer”, ja sa e vlerëson Donarumën agjenti i tij

E ardhmja e Xhanluixhi Donarumës mbetet e paqartë. Me PSG-në që duket se ka zgjedhur Xhixhi Bufon, për portierin e Milanit janë në garë vetëm dy klube. Reali dhe Liverpuli dje u përballën për finalen e Ligës së Kampioneve, ndërsa gjatë verës mund të duelojnë për 19-vjeçarin e Milanit. Krerët kuqezi kërkojnë të arkëtojnë 60 milionë euro. Nuk është i këtij mendimi Mino Raiola.

donaruma raiola

Menaxheri që deri dje e vlerësonte shumë të asistuarin e tij, tashmë duket se kërkon një mbyllje akordi mbi bazën e 40 milionë eurove. Në orët e fundit sinjalizohet edhe një sondazh nga Napoli për Xhixhon, por vështirë se De Laurentis do të shpenzonte shuma të mëdha për një portier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"