Raiola gati të përçajë Juventusin dhe De Ligtin, e shtyn mbrojtësin të transferohet te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 0:06

Raiola gati të përçajë Juventusin dhe De Ligtin, e shtyn mbrojtësin të transferohet te…

Matajs De Ligt ishte një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e verës së kaluar, pas n jë sezoni të shkëlqyer me Ajaksin.DE LIGT

Në fund holandezi vendosi të kalojë te Juventusi, ku në fillim të sezonit hasi shumë vështirësi për tu përshtatur. Shpesh kanë qarkulluar lajme mbi një largim të futbollistit nga bardhezinjtë, ndonëse këta të fundit nuk duan ta humbin.

Megjithatë sipas asaj që shkruan spanjollja “Abc”, agjenti Mino Raiola po e shtyn lojtarin të kalojë te Real Madridi që ka shfaqur interes për të, ku do të zëvendësonte Serxhio Ramosin.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Raiola do të fuste një përçarje mes Juventusit dhe De Ligt, që u afrua në verën e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"