Postuar: Nëntor 22, 2020 | 8:55
Raiola e ofroi te skuadra e Serisë A, ja ku pritet të kalojë Mario Baloteli
Mario Baloteli është në kërkim të një skuadre, pas ndarjes konsensuale nga Bresha, por ende nuk duket i bindur nga ofertat, ndonëse po kaq të shumta janë edhe refuzimet e klubeve ku menaxheri Mino Raiola po e ofron.
Ideja e fundit ka qenë ajo e Fiorentinës, ku në stol sapo është emëruar Çezare Prandeli, trajneri që i dha besim kur stërviste Italinë. Por idesë së ribashkimit me “Super-Marion” Prandeli i ka thënë “JO”.
Në këtë situatë Raiola duhet të gjejë një tjetër skuadër për sulmuesin, për të cilin së fundmi thuhet se mund të kalojë në kampionatin brazilian te skuadra e Vasko da Gama.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"