Raikonen nuk preferohet më, Ferrari gati ta zëvendësojë. Ja kush pritet në vendin e finlandezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 11:12

Raikonen nuk preferohet më, Ferrari gati ta zëvendësojë. Ja kush pritet në vendin e finlandezit

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende, gjithçka mund të quhet e mbyllur. Nga sezoni i ardhshëm, Kimi Raikonen nuk do të jetë më pjesë e Ferrarit. Ka qenë vetë skuderia italiane, që ia ka komunikuar qëndrimin e saj pilotit finlandez, përpara garës së Çmimit të Madh të Italisë në Monza, fundjavën e kaluar.

raikonen

Sipas drejtuesve italianë, Raikonen bën shumë pak për të ndihmuar shokun e tij të skuadrës, Vetel, në garën ndaj Hemilton për titullin botëror, dhe për këtë arsye nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës, që skadon në fund të këtij sezoni.

Janë mediat, që tashmë raportojnë se zëvendësuesi i finlandezit te kokëkuqja, do të jetë Çarls Leklerk, piltoi i talentuar i dalë nga akademia e Ferrarit, që tashmë është pjesë e skuadrës Sauber Alfa Romeo, dhe do të jetë për 2 vite pjesë e Ferrarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"