Raikonen-Fetel, Ferrari pushton vijën e parë në Montekarlo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 22:31

Raikonen-Fetel, Ferrari pushton vijën e parë në Montekarlo

Ferrari ka pushtuar vijën e parë të nisjes në Çmimin e Madh të Montekarlos, duke treguar ambiciet për të fituar në këtë pistë. Kimi Raikonen, i cili nuk nisej i pari që nga gara e Manji Kurs në vitin 2008, arriti të mundte shokun e skuadrës, Sebastian Fetel, për vetëm 43 të mijtat e sekondës.

formula 1 montekarlo

Pas tyre u rreshtua Valteri Botas me makinën Mercedes, ndërsa jo ishte një ditë e errët për Luis Hemilton. Ai kishte si synim të arrinte pole-position numër 65 në karrierë, si Airton Sena, në këtë pistë legjendare, por pa sukses pasi nesër do të niset nga vendi i 13 sepse u largua që në kualifikueset e dyta.

formula 1 montekarlo

Një ditë mjaft e mirë ishte kjo për të dy makinat Red Bull, pasi Verstapen u rendit i katërti, i ndjekur nga Riçiardo, që ishte i pesti. Të dy makinat duken në gjendje të luftojnë me Ferrarin dhe Mercedes duke rritur rivalitetin në këtë kampionat.

f1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"