Radhë për një biletë në derbi, tifozëve të Tiranës u kërkohet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:00

Radhë për një biletë në derbi, tifozëve të Tiranës u kërkohet të…

Interesimi për derbin e kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, është shumë i madh. 

rradha te tifozet (1)

Biletat kanë dalë në shitje, por edhe pse ndeshja do luhet në “Air Albania” që ka një kapacitet të madh, tifozët po presin në radhë për të blerë një biletë.

“Panorama Sport” mëson, se biletat në tribunën e katit të parë pas fushe janë ezauruar për tifozët e Tiranës, dhe tashmë te biletaria, tifozëve bardheblu u kërkohet që të blejnë bileta në tribunën e katit të parë, në sektorët e Partizanit.

Kjo ndodh sepse si fillim duhet të ezaurohen biletat e katit të parë dhe më pas të hapet kati i dytë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"