Radas vazhdon thumbimet: Ndoshta Dinamon e vlerësuam më shumë se sa duhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 22:08

Radas vazhdon thumbimet: Ndoshta Dinamon e vlerësuam më shumë se sa duhet

Qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas, ka dhënë një tjetër deklaratë argëtuese pas takimit me Dinamon e Zagrebit, të përafërt me ato para ndeshjes. I pakalueshëm në mbrojtje, Radas ka qenë protagonist edhe duke rrezikuar me një goditje dënimi në pjesën e parë, por pa arritur të dërgonte topin në rrjetë.

radas daja

“Para ndeshjes, ndoshta i kemi dhënë më shumë vlera se sa meritonte realisht Dinamo”, ka thënë Radas shkurtimisht për ekipin te akademia e të cilit ka kaluar pjesë të karrierës së tij.

Lojtari ka paralajmëruar në konferencën e shtypit para ndeshjes së skuadra kroate nuk do ta kishte aspak të lehtë në takimin që do të luhej dhe ashtu ndodhi në të vërtetë. Skënderbeu, arriti të bënte gjithçka mirë dhe ishte shumë pranë fitores, vetëm një gol i pësuar në minutën e fundit shtesë ka bërë që takimi të përfundojë në barazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"