Radas: Në Shqipëri kam kuptuar se fillimi është shumë i rëndësishëm, faleminderit trajnerit Daja, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 17:04

Radas: Në Shqipëri kam kuptuar se fillimi është shumë i rëndësishëm, faleminderit trajnerit Daja, por…

Kapiteni i Skënderbeut, Marko Radas, doli në konferencën për shtyp para gazetarëve ku foli për sfidën e ditës së shtunë ndaj Tiranës. Mbrojtësi kroat tregoi edhe arsyet e vërteta pse e bindën të qëndronte te Skënderbeut. Në fund një pyetje për djalin. A mund të luaj një ditë djali i Radas te Skënderbeu?

Radas

“Është puna dhe dëshira ime që të sakrifikojë për Skënderbeun. Gjetëm gjuhën e përbashkët me presidentin Takaj për të vazhduar bashkëpunimin. Projekti ishte shumë interesant dhe më bindi. Jam pjesë e Skënderbeut prej 7 vitesh dhe praktikisht për mua kjo skuadër është si familje.

E filluam mirë, 4 ndeshje 10 pikë. Ekipi është i ri, 60-70% të lojtarëve janë të rinj. Çunat e rinj janë të motivuar dhe kanë dëshirë të tregojnë vlerat. Ne lojtarët që jemi me eksperiencë do përpiqemi t’i ndihmojmë për tu rritur. Në sezonin e kaluar kishim më shumë lojtarë me eksperiencë. Lojtarët e rinj do të vrapojnë më shumë, ndërsa ne do të kontrollojmë lojën falë eksperiencës. Çdo ndeshje është e vështirë, nëse nuk përkushtohesh dhe s’e merr me seriozitet. Ne jemi Skënderbeu dhe nuk kemi frikë nga askush. Nga ana tjetër do respektojmë edhe Tiranën.

Akoma është fillimi ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Do ketë ndeshje të mira si dhe jo të mirë, ajo që kam kuptuar unë në këto 7 vite në kampionatin shqiptar, është se fillimi ka shumë rëndësi. Jo vetëm Skënderbeu, çdo skuadër është për tu mundur në Kategorinë Superiore.Objektivi është gjithmonë ndeshja e radhës. Tani jemi të fokusuar te Tirana, më pas do të vazhdojmë punën tonë.

Të shikoj çdo të bëj për të ardhmen, dua të fitoj titullin më pas do të mendohem. Faleminderit Ilir Dajës që më kërkoi, por 7 vjet janë shumë. Është e vështirë kur je mësuar në një vend 7 vjet dhe të kalosh në një klub tjetër. Edhe këtu, Gesi dhe presidenti më bindën, më dhanë shiritin. Ishte një nga arsyet që qëndrova. Djali im me Skënderbeun? Djali të mbarojë shkollën njëherë. Nëse i pëlqen, pse të mos vazhdojë këtë rrugë”, u shpreh Radas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"