Radas: Ndeshje perfekte, jemi ekipi më i mirë në Shqipëri! Tashmë asgjë nuk është e pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 16:50

Radas: Ndeshje perfekte, jemi ekipi më i mirë në Shqipëri! Tashmë asgjë nuk është e pamundur

Marko Radas ishte i pakalueshëm në ndeshjen e djeshme. Ashtu si pjesëtarët e tjerë të mbrojtjes, edhe kroati ishte në ditën e tij më të mirë. Pas takimit të djeshëm, Radas u shpreh:

Radas

“Është një mbrëmje e madhe për ne. Kaluam në turin e tretë dhe pa dyshim që kemi qenë të kënaqur. Jemi të lumtur, pasi zhvilluam një lojë perfekte aq sa kundërshtari bëri vetëm një goditje në portë. Kjo është ndeshja e Skënderbeut, ky është ekipi më i mirë në Shqipëri pa dyshim. Jemi të lumtur që vijojmë më tej.

Sot kemi kohë të festojmë, por nga e premtja duhet të nisim të mendojmë për takimin e radhës. Është një tjetër kundërshtar i vështirë, por për këtë grup tashmë asgjë nuk është e pamundur”, deklaroi pas takimit të djeshëm mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas. Sfida e parë ndaj Mladës do të luhet javën e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"