Radas mori të kuq: Arbitri u tregua i pakulturuar me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2016 | 9:39

Radas mori të kuq: Arbitri u tregua i pakulturuar me mua

Ka mjaftuar një debat me një nga lojtarët kundërshtarë, që Marko Radasi në minutën e 90-të të takimit të merrte edhe kartonin e dytë të verdhë, duke lënë fushën e blertë.radas trashi“Ndihem shumë i zhgënjyer nga ai karton i kuq, jo nga mënyra sesi m’u akordua, por prej sjelljes së kundërshtarit dhe arbitrit të katërt.

Në ndeshjen e kaluar në Kukës, kundërshtarët kanë qëndruar 15 minuta të shtrirë dhe askush nuk ka thënë asgjë, madje nuk janë ndëshkuar me karton. Më pas, me arbitrin kisha një debat, pasi kur po dilja nga fusha, shkova që t’i jepja dorën gjyqtarit të katërt dhe ai e refuzoi një gjë të tillë.

Kjo më acaroi shumë, por në fund të fundit gjithsecili tregon kulturën e tij dhe asgjë më tepër. Unë veprimin tim e bëra, i zgjata dorën, por ai nuk u tregua zotëri dhe ma refuzoi. E përgëzova për atë mohim që i bëri takimit me mua”, ka thënë Radas.

Arbitri – Në fakt, momenti i daljes së Radasit nga fusha e blertë është ndjekur edhe nga kamerat e trasmetimit të “SuperSport” dhe është vënë re qartë se gjyqtari i katërt Ridigert Çokaj nuk ka pranuar ta takojë futbollistin, edhe pse ky i fundit ia ka zgjatur dorën më shumë se dy herë. Gjyqtari nga Lezha, i cili ka edhe stemën e FIFA-s, ka refuzuar ta takojë lojtarin duke i treguar me dorë vetëm drejtimin nga ai duhet të shkonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"