Radas: Kam rënë dakord me Takajn, e kisha përgjegjësi Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 17:59

Radas: Kam rënë dakord me Takajn, e kisha përgjegjësi Skënderbeun

Marko Radas, kroati që vendosi të vazhdonte edhe për një vit aventurën tek Skënderbeu, ishte sot në konferencë për shtyp para mediave, ku konfirmoi se do të jetë “korçar”, pas bisedës që kishte pasur me presidentin Takaj.

radas

“Kam gjetur marrëveshjen me presidentin, tashmë është gjithçka e sigurt. Unë jam i kënaqur që do jem edhe 1 vit pjesë e Skënderbeut. Për momentin situata nuk ishte aspak e mirë, por 7 vite kanë kaluar, dhe e kam në zemër këtë klub. Dhe e kam si përgjegjësi të vazhdoja. Edhe me këto lojtarë që do të vijnë me eksperiencë, mendoj se do bëjmë një ekip të fortë për kampionatin” – deklaroi Radas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"