Radanoviç: Nëse qëndroj, ndërtoj një super Kukës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2015 | 19:34

Radanoviç: Nëse qëndroj, ndërtoj një super Kukës!

radanovicNë një prononcim për Super Sport, tranjeri i kuksjanëve, Miodrag Radanoviç është shprehur i lumtur për fitoren e thellë të shënuar ndaj Tiranës.

Tekniku serb ka përgëzuar skuadrën dhe tifozët për sigurimin e biletës për në Evropë.

Ndër të tjera numri një i pankinës blu foli për qëndrimin e tij të mundshëm në krye të Kukësit.

“Falendëroj futbollistët dhe tifozët e Kukësit, një ndeshje para përfundimit të sezonit kemi siguruar pjesëmarrjen në Evropë. Kjo ishte ndeshja më e mirë e Kukësit, përderisa arritëm të realizojmë 4 gola” – u shpreh Radanoviç.

“Jemi përmirësuar”

“Ne mundohemi që në cdo ndeshje të japim gjithmonë më shumë se kundërshtari, loja jonë është duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Gjithashtu dhe në Evropë synojnë të shkojmë më tej, të kemi sukses”

“Unë jam tranjeri i Kukësit deri me 30 maj, kur më mbaron kontrata. Nëse biem dakord me Presidentin çdo gjë është e mundshme. Mundësitë janë të afërta, për të ndërtuar një Kukës më të fortë, dhe përfocime të reja”

Për  Skëndërbeun

“E uroj Skëndërbeun, tifozët dhe Presidencën për titullin dhe uroj që të kalojnë sa më shumë ture në Evropë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"