Racizmi në La Liga, Diakabi: Ja ç’më tha lojtari i Kadizit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 21:22

Racizmi në La Liga, Diakabi: Ja ç’më tha lojtari i Kadizit

Dita e djeshme ka shërbyer për të hedhur pak dritë mbi ngjarjen që ndodhi në Kadiz gjatë ndeshjes Kadiz-Valencia, ku mbrojtësi Moktar Diakabi dhe e gjithë skuadra e Valencias u larguan nga fusha e lojës me pretendimin se në drejtim të tij pati fyerje raciste. Vetë lojtari ka thyer heshtjen duke treguar versionin, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i mbrojtësit të Kadizit, Kala. Ai nuk e pranon diçka të tillë.

Valencia2

DIAKABI – “Kanë kaluar dy ditë nga ajo ndeshje dhe tani jam disi më i qetë. Dua të flas për atë që ndodhi në Kadiz ditën e diel. Ishte një moment kur një nga lojtarët e Kadizit më ofendoi rëndë me fjalët: ‘I zi m…’. Kjo është e patolerueshme dhe unë nuk mund ta lejoja. Për këtë arsye reagimi im ishte i tillë. Bashkë me shokët e skuadrës vendosëm që të shkonim në dhomat e zhveshjes dhe ishte vendimi i duhur.

Pastaj një lojtar i Kadizit erdhi duke na thënë se Kala do të kërkonte falje dhe mund të riktheheshim në fushë. Ne nuk e pranuam sepse gjërat nuk bëhen kështu. Kjo gjë më vrau shumë sepse futbolli është pjesë e jetës. Shpresoj që La Liga t’i bëjë gjërat ashtu siç duhet dhe të marrë masat që e gjitha kjo të sqarohet. Unë dua të falënderoj Valencian dhe shokët e skuadrës, por edhe trajnerët për solidaritetin që treguan ndaj meje”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"