Racizmi kthehet në sëmundjen e futbollit britanik, sulmohet në rrjetet sociale ylli i Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 22:38

Racizmi kthehet në sëmundjen e futbollit britanik, sulmohet në rrjetet sociale ylli i Mançester Junajtid

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Antoni Marsial është ofenduar me fjalë raciste nga komentues të ndryshëm në rrjetet sociale. Besohet se personat janë tifozë të “Djajve të Kuq”, të cilët kanë tejkaluar kufirin duke fyer për ngjyrën sulmuesin francez.
marsiallll
Së bashku me ish-sulmuesin e Monakos, pre e fyerjeve racise ka rënë dhe mbrojtësi i Mançester Junajtid, Aksel Tuanzebe. Sipas mediave britanike, komentuesit kanë përdorur fjalë dhe simbole denigruese me bazë racore në dëm të Marsialit në profilin e tij në “Instagram”.

Klubi ka reaguar për ngjarjet e fundit dhe ka kërkuar që të merren masa ekstreme ndaj personave që përdorin fjalor racist.

Sulmet verbale raciste në rrjetet sociale janë kthyer në shqetësim të madh për futbollin britanik. Shumë futbollistë të tjerë si: Markus Rashford, Loren Xhejms, Romen Suajers, Ris Xhejms janë ofenduar me fjalë raciste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"