Racizëm dhe dhunë, shqiptari denoncon futbollin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 11:11

Racizëm dhe dhunë, shqiptari denoncon futbollin italian

Pak kohë më parë, Shpëtim Hala, një ish-arbitër në Itali, denoncoi rastet e racizmit ndaj tij për faktin se ishte shqiptar. Më vonë, ai u bë pjesë e garës për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa tani është bërë vëzhgues pranë institucionit të futbollit në vend. Së fundmi, nga vendi fqinj përtej Adriatikut, është rrëfyer një tjetër rast dhunimi dhe racizmi.

Seldi

Bëhet fjalë për arbitrin Seldi Çoku, i cili është vetëm 18 vjeç dhe e ka nisur arbitrimin në ligat e ulëta në Itali vetëm prej pasionit. Ai ka vendosur që të thyejë heshtjen dhe të rrëfejë rastet kur është dhunuar për “La Stampa” me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”. “Vendosa të flas vetëm për të treguar se çfarë ndodh. Njerëzit duhet ta dinë. Kështu mbase ndryshon diçka”, ka qenë mesazhi i shqiptarit.

RRËFIMI – 18-vjeçari shqiptar ka treguar: “Unë fillova më 1 prill 2017. Që atëher kisha drejtuar disa ndeshje të rëndësishme për renditjen, në të cilat nuk kam bërë gabime dhe askush nuk më ka kritikuar. Natyrisht, disa fjalë u thanë në drejtimin tim, por janë pjesë e lojës dhe nuk janë gjëra të frikshme. Kulmi ishte në ndeshjen e ‘Madonna dell’Olmo’, ku gjithçka ishte ndryshe”, ka nisur rrëfimin shqiptari.

2222

Ndeshja në “Madonna dell’Olmo” bëhet për një kategori shumë të re dhe u luajt më 2 shkurt 2018. Në fushën e djemve pesëmbëdhjetëvjeçarë, dy prej tyre patën një duel të ashpër mes tyre dhe Seldi ndëshkoi njërin me të kuq. Në atë moment tregon: “Dy njerëz hynë në fushë: Isha fyer dhe kërcënuar.

Ata thanë se ishin duke pritur për mua jashtë. E pezullova lojën dhe thirra kryetarin e seksionit tim të gjyqtarëve për të pyetur se çfarë të bëj. Ai më tha të thërras policinë dhe e bëra. Me ardhjen e tyre, paqja u rikthye përsëri. Por, kërcënimet vijuan dhe u detyrova që të mbyllem në dhomën e arbitrave.

Kam qëndruar atje derisa një menaxher i seksioneve erdhi të më merrte në makinë. Më kërkuan edhe të ndaloj nëse kisha nevojë, por iu thashë ‘që kam nevojë vetëm për një pushim dhe do të arbitroj sërish'”, shton shqiptari. “Pak kohë më vonë, kur u riktheva, më përmendin se isha ‘shqiptari i Madonnas’.

3

Dhe ofendimet e kërcënimet bëheshin të vazhdueshme. Në ndeshje, kur duhet të ndëshkoja një prej lojtarëve, shoku i tij më goditi. U mbylla sërish në dhomë dhe bëra denoncim. Mirëpo, kjo gjë duhet të marrë fund pasi unë jam shqiptar, por i ardhur në këtë vend që fëmijë. Nuk dua që të kem frikë të arbitroj, sepse është diçka që e bëj për pasion”, ka deklaruar Seldi Çoku, shqiptari me origjinë greke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"