Raçiç mund të dënohet, grusht ndaj Simiçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2016 | 10:04

Raçiç mund të dënohet, grusht ndaj Simiçit

Sulmuesi i skuadrës së Partizanit, Stevan Raçiç, mund të dënohet në këtë fundkampionati nga ana e Komisionit të Disiplinës, pasi në minutën e 90-të të takimit ka gjuajtur me grusht mbrapa kokë mbrojtësin e Bylisit, Borislav Simiç, pas një momenti tensioni që kishte në fushë. stevan racicDy lojtarët janë ndëshkuar me karton të kuq nga kryesori i takimit, megjithatë sulmuesi serb mund të marrë një dënim më të rëndë në lidhje me gjestin e bërë.

Raçiç më parë ishte ndëshkuar me kartonë të verdhë, edhe pse kishte pak minuta që kishte hyrë në fushën e lojës, duke treguar edhe nervozizëm të panevojshëm. Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi shtatlartë e ndëshkon skuadrën e tij, duke marrë kartonë të verdhë dhe munguar në ndeshje të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"