Rabio në Barcelonë dhe Dembele në Paris, Bartomeu takim kokë më kokë me Al Khelaifin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 18:49

Rabio në Barcelonë dhe Dembele në Paris, Bartomeu takim kokë më kokë me Al Khelaifin

Të shumtë janë presidentët që takohen me njëri tjetrin në kuadër të Shoqatës së Futbollit Europian (ECA), por në Madrid gazeta spanjolle “AS” ka arritur të veçantë në këtë pikë të merkatos.

1534519083_137879_1534521412_noticia_normal

Kamerat e gazetës spanjolle kanë kapur sot Hoze Maria Bartomeun dhe Naser Al Khelaifi, presidentin e Barcelonës dhe PSG-së, të shoqëruar gjithashtu edhe nga Andre Anjeli. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë takimi i Bartomeut me Khelaifin në hotelin “Gran Melia Fenix” në Madrid.

adrien rabio

Sipas gazetës spanjolle në tavolinë ka qenë emrat e Dembelesë dhe mesfushorit Rabio. Një fakt akoma dhe më bindës se ata kanë qenë së bashku është dalja e tyre nga hoteli. Sheiku i PSG-së është larguar në orën 3:10 të pasdites së sotme ndërsa Bartomeu diçka më vonë se ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"