Ra në sy me paraqitjen e tij në fitoren ndaj Interit, futbollistit të Romës i vidhet makina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 12:16

Ra në sy me paraqitjen e tij në fitoren ndaj Interit, futbollistit të Romës i vidhet makina

Madi Kamara, edhe pse u aktivizua vetëm 10 minuta, ishte një ndër lojtarët që ra më shumë në sy me paraqitjen e tij në fitoren ku Roma arriti javën e kaluar me përmbysje ndaj Interit me rezultatin 1-2, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e tetë të Serisë A.

MADI KAMARA

Sipas asaj që raporton “Il Tempo”, ditën e hënë Kamara kishte parkuar makinën e tij në liqenin “Eur”, por kur është kthyer është përballur me një situatë të pakëndshme duke parë se automjetin e tij e kishin vjedhur.

25-vjeçari nga Guinea shkoi menjëherë në komisariatin më të afërt së bashku me një përfaqësues të klubit për të denoncuar makinën që u ishte vjedhur.

E njëjta situatë në po të njëjtin vend i ka ndodhur Stefan El Sharauit rreth 3 vite më parë, me sulmuesin e Romës që mundi t’i shpëtonte vjedhjes së automjetit të tij.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"