Qyteti vishet blu, Leiçesteri bëhet gati për festën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 13:04

Qyteti vishet blu, Leiçesteri bëhet gati për festën

Njerëzit na ndalojnë në rrugë dhe të en tuziazmuar na urojnë për titullin kampion. Por ne nuk e kemi fituar ende”, tha Klaudio Ranieri në konferencën e së premtes, përpara duelit më të rëndësishëm të sezonit, atë përballë Mançester Junajtid në “Old Trafford”. heronjte e leicesterit
Por, ethet e titullit kanë përshkuar Lestërshajërin këtë të premte. Skuadra e tyre mund të kurorë- zohet kampione për herë të parë në historinë 132-vjeçare. Leiçesteri kryeson 7 pikë përpara Totenhemit të vendit të dytë në 3 ndeshjet e mbetura dhe qyteti i Midlendit Lindor u vesh i gjithi me ngjyrën blu në mbështetje të skuadrës së tyre përpara sprintit final të titullit.

“E Premtja Blu” nisi me programin “Mirëmëngjesi Britani”, ku prezantuesit Ben Shepërd dhe Kejt Garauej u shfaqën me paruke bardheblu në mbështetje të “dhelprave”.

Kryebashkiaku Piter Soulsbaj, i cili ka propozuar se do kërkojë vendosjen e emrave të kampionëve në rrugët e qytetit, vari një shall gjigant me ngjyrat e klubit në Statujën e Lirisë në qendër të qytetit, ndërkohë që në restorante dhe bare u shpërndanë ëmbëlsira me stemën e klubit dhe u shit birra me emrin e Vardisë. Shkollat, dyqanet dhe manastiret vendosën flamujt me stemën e klubit, madje një pab ndryshoi emrin në “Luani Blu” vetëm për 24 orë.

Përveç kësaj, nxënës, studentë, profesorë dhe punë- torë shkuan në punë të veshur me ngjyrat e klubit. Edhe agjencitë imobilare, shitësit e akulloreve, mobileritë dhe një pjesë e dyqaneve të rrjetit “Marks & Spencer” nuk e kursyen solidaritetin për heronjtë e tyre. Shefi i famshëm i kuzhinës, Marko Pierr Uajt, i cili ka në pronësi dy restorante të njohur në qytet, premtoi se do të gatuajë një vakt për Ranierin dhe skuadrën e tij nëse ata shpallen kampion.

Më 1 maj do të ketë edhe një dasmë blu. Çifti Deklan Krips dhe Emi Martin nuk e kishin parashikuar ceremoninë e tyre me ngjyrat e klubit kur vendosën datën në shkurt 2015. Festa e shekullit është gati të nisë dhe, nëse nuk do të shpërthejë nesër, mund të shtyhet vetëm për 24 orë. Në rast se “dhelprat” nuk fitojnë, por marrin një barazim në “Old Trafford”, atëherë mjafton që Totenhemi të mos fitojë ndaj Çelsit të hënën dhe ata do të shpalleshin matematikisht kampionë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"