Qyteti në këmbë, Kukësi bën përgatitjet për ndeshjen historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 9:31

Qyteti në këmbë, Kukësi bën përgatitjet për ndeshjen historike

Kukësi luan sot “finalen” e madhe të titullit me Skënderbeun në “Zeqir Ymeri”, ose thënë ndryshe ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Kështu që klubi ka menduar të bëjë maksimumin sa i përket organizimit dhe ofrimit të shërbimeve për tifozët dhe të pranishmit në stadium.

tifozet kukesi

Biletat – Hyrja në atë që konsiderohet ndeshja e vitit do të bëhet me bileta, ndryshe sa është thënë më parë se takimet deri në fund të sezonit do ta kenë hyrjen e lirë për tifozët. Çmimet janë paska të kripura, por edhe mund të justifikohen për një takim të tillë special, 1000 mijë lekë tribuna përballë dhe 2000 mijë lekë të rinj tribuna qendrore.kukesi stervitje

Por, klubi ka specifikuar se për tifozët e saj të gjitha biletat janë blerë nga një grup biznesmenësh kuksianë dhe ato do t’u shpërndahen kryetarëve të grupeve të tifozëve, të cilët më pas do ua shpërndajnë anëtarësisë së tifogrupeve, duke qenë se ata kanë edhe listat e anëtarësisë. Biletat do shpërndahen në ambientet e stadiumit paraditen e së shtunës. Shumë bileta kanë blerë dhe nga institucione për stafet e tyre.

Nga burime brenda klubit ka pasur shumë porosi për bileta dhe nga tifozë kuksianë që jetojnë në Tiranë, të cilët kanë dashur të ndihmojnë klubin me këto bileta të blera. Ndërsa tifozët që nuk do të kenë mundësi financiare nuk do të privohen për hyrjen, ata do pajisjen me bileta pikërisht nga ato që janë blerë nga personat e biznesit dhe do t’ju dhurohen në sportelet në hyrje të stadiumit.armata

Miqtë natyrisht do blejnë biletat në sportel dhe më pas do spostohen në vendin e caktuar të tribunës përballë. Janë rreth 5 mijë bileta të printuara dhe të paguara, të cilat do të shpërndahen.

Transporti – Drejtuesit e Kukësit kanë marrë masa dhe sa i përket transportit edhe pse duket e çuditshme, pasi Kukësi luan në shtëpi teorikisht nuk ka nevojë për transport.kukesi tifoze

Por jo, pasi shumë kuksianë jetojnë në Tiranë, sidomos në zonat përreth Tiranës, Kamëz, Paskuqan, Bathore etj., e për këtë arsye presidenti Gjici ka dhënë urdhër që për çdo tifoz të ketë transport falas. Klubi ka vendosur në dispozicion 3 autobusë, të cilët do nisen në orën 13:30 në qendër të Kamzës e nëse do jetë e nevojshme do jetë dhe një i katërt, nëse tre nuk do mjaftojnë.

Personat e caktuar, përfaqësues të tifozerive po merren me organizimin. Transport do të ketë dhe për tifogrupin nga Prizreni “Tigrat e Zhurit”, të cilët do jenë të shumtë në numër, më shumë se 200 veta.

Masat – Orët po afrojnë dhe masat janë shtuar sa i përket ndeshjes së titullit. Klubi i Kukësit ka kërkuar nga drejtoria e policisë së Kukësit dhe komisariati i këtij qyteti që të ketë masa shtesë për sa u përket forcave të policisë në “Zeqir Ymeri” që mos të ketë trazira, pasi numri i tifozëve dhe rëndësia e kësaj ndeshje janë shumë të mëdha.Kukesi feston

Skuadra është mbajtur nën mbikëqyrje totale nga drejtuesit, jo për çështje besimi, por më shumë për përkujdesje, ushqimi, stërvitja, trajtimi kanë qenë special.

Gjithë stafi teknik dhe ai administrativ janë shpërngulur në Kukës që prej ditës së enjte. Në çdo lokal të njohur dhe në ambientet e stadiumit janë shpërndarë flamuj, shaje, kapele, bluza etj., me stemat dhe shenjat identifikuese të Kukësit me qëllim që të ketë dhe koreografi dhe unitet në stadium.kukesi (1)

Futbollistët janë në heshtje për shtyp, e kanë të ndaluar të flasin, thënë kjo nga zyrtarë të Kukësit për gazetën. Zjarrfikësja dhe ambulanca, që dhe pse janë detyrim të jenë në stadium përpara se të fillojë një ndeshje, në këtë përballje do të jenë me nga dy mjete.

Do të ketë edhe staf mjekësor në gatishmëri, pasi pritet që impianti të jetë në kufijtë maksimalë të tij e në raste urgjencash çdo gjë të jetë në vendin e vet.

Përgatitjet – Janë caktuar gjithashtu vendet për miqtë dhe për personat VIP, të cilët pritet që të jenë të shumtë, pasi ky takim ka vlerën e titullit dhe është zgjuar interesi i shumë personave të njohur nga çdo fushë.

Edhe pse stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk mbahet për stadium që mund të “lësh mendjen”, sërish drejtuesit janë kujdesur maksimalisht që çdo gjë të jetë e pastër e në vendin e vet. Ndërsa tapeti është pastruar dhe është punuar për ta sistemuar në vendet që mund të kishte ndonjë problem të vogël.

Lojtaret e Kukesit, duke festuar fitoren e kupes se Shqiperise, pas ndeshjes se futbollit, Laci-Kukesi, 1-1, e vlefshme per finalen e Kupes se Shqiperise, e luajtur ne stadiumin "Qemal Stafa" ne Tirane. /r/n/r/nKukesi's players, celebrating victory after final cup football match Laci vs Kukesi, 1-1, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.

Ka qenë vetë presidenti Gjici, i cili më parë ka thënë se në stadiumin “Zeqir Ymeri” duhet ndërhyrë nga fillimi e kjo do të ndodhë nëse klubi bie dakord me bashkinë mund të rinisë që të bëhet një impiant modern, natyrisht që me fushë të zgjeruar, pasi përmasat e tanishme janë pak të vogla.

Bizneset – Një ndeshje futbolli duket thjesht një eveniment sportiv, por “finalja” Kukësi-Skënderbeu është më shumë sesa kaq. Një prej sektorëve që do të përfitojë më shumë nga ky takim është biznesi.

Shumë biznese në qytetin verilindor, si bar-kafe, fast food, restorante etj., kanë marrë masa duke shtuar kapacitetet fizike dhe njerëzore për të mbuluar me sukses fluksin e njerëzve që do të vijnë në qytet për këtë ndeshje. Pritet që shumë prej bizneseve të festojnë për këtë takim.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"