“Quajeni titulli i virusit”, në Kosovë nisin polemikat pa u marrë ende vendimi për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 18:49

“Quajeni titulli i virusit”, në Kosovë nisin polemikat pa u marrë ende vendimi për kampionatin

Presidenti i klubit të Prishtinës Remzi Ejupi këmbëngul që ky sezon të vazhdojë të luhet dhe të mbyllet rregullisht.
remzi-ejupi
Skuadra e kryeqytetit të Kosovës është njëra prej kandidateve për titullin kampion në këtë sezon dhe nëse mbyllet tani sezoni, ata nuk fitojnë as titullin dhe nuk munden të marrin pjesë as në kompeticionet e futbollit europian.

Për “RTK”-në, Ejupi ironizoi se nëse titulli i jepet në tavolinë kryesuesve të Ballkanit, ky titull meriton të quhet “titulli i virusit”.

” Nëse dikush e merr titullin pasi të ndërpritet kampionati, do të quhej titulli i virusit”, u shpreh biznesmeni i njohur Remzi Ejupi.

Qeveria e Kosovës dhe federaa ende nuk kanë vendosur nëse ky sezon duhet të mbyllet tani apo të luhet deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"