Quajeni Lokomotiva Shqiptare! Klubi kroat transferon edhe talentin 18-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 16:23

Quajeni Lokomotiva Shqiptare! Klubi kroat transferon edhe talentin 18-vjeçar

Vazhdon të shtohet numri i futbollistëve shqiptarë te klubi kroat i Lokomotivës së Zagrebit. Talenti i fundit që i është bashkuar skuadrës kryeqytetase është Hajdin Salihu, i cili së fundmi ishte pjesë e Llapit.

122082983_10158662356117243_6319613421948591683_o

18-vjeçari, i cili është pjesë edhe e Kosovës U21, ka kaluar në formë huazimi deri në qershor të vitit 2021, teksa do të tentojë të bindë drejtuesit për të blerë kartonin e tij.

Lajmi i transferimit të Salihut te Lokomotiva e Zagrebit është konfirmuar nga vetë klubi i Llapit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Kujtojmë qe te ekipi kroat 18-vjeçari do të gjejë shumë shqiptarë, duke filluar nga Mersinaj, Kallaku, Tuci, Maliqi, Tahiraj, Çokaj…

llapi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"