Quajeni faktori “S”, me Sensin në fushë përmirësohen tre lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 21:02

Quajeni faktori “S”, me Sensin në fushë përmirësohen tre lojtarë

Quajeni faktori “S”. Ku “S”-ja është një driblim i Stefano Sensit, i cili prej një muaji e gjysmë po pret të rikthehet në fushë. Aq shumë sa kundër Veronës vetëm për të mbështetur skuadrën nga pranë: njëfarë “asisti” për shokët e skuadrës. Sensi është faktori fitues i Kontes, efekti pozitiv për të gjithë skuadrën dhe për tre shokë në veçanti.

Sensi

 SENSI DHE BROZOVIÇ – Njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë është numri i topave që Sensi dhe Brozoviç kanë shkëmbyer në shtatë ndeshje të kampionatit. Një mesatare e jashtëzakonshme: thuajse 24 pasime për ndeshje, në të dyja drejtimet. Dhe të thuhet që flasin në fushë të njëjtën gjuhë, është diçka reduktuese. Nënvizimi i faktit që dialogimi i vazhdueshëm mes të dyve është një nga armët fituese të Interit të Kontes që nga tetori, nuk është kurrë i gabuar. Sensi është deri tani ende i pamposhtur, në Serinë A me Interin, sepse në sfidën me Juventusin doli nga fusha kur rezultati ishte 1-1.

stefano sensi

Çelësi i modulit me dy “regjisorë” e ka lejuar trajnerin të kodojë lojën e Interit. Është e vështirë të vendosësh në krahun e kundërshtarit. Nëse sakrifikon një lojtar për të markuar Brozoviçin, ja ku Konte vendos të kalojë lojën në këmbët e Sensit. Të dy dinë të vendosen edhe në të njëjtën linjë në vertikale, duke garantuar një rrjedhshmëri loje më të madhe. Ja si shpjegohet se përse Brozoviç i pari preferon Sensin përkrah, me të në fushë kroati ka më shumë lirshmëri.

SENSI DHE DE VRAJ – Një tjetër “votë” për Sensin vjen nga De Vraj. Është parë në më shumë se një rast gjatë ndeshjeve të fundit se holandezi është shndërruar në një “regjisor” të dytë. Nevojë më shumë se zgjedhje e parë: me Brozoviçin e markuar dhe më pak cilësi në mesfushë, Konte ia ka besuar De Vrajt detyrën për të organizuar lojën nga prapavija. Goli i Lukakut në Sasuolo mund të konsiderohet ekzemplar në këtë shembull. Rikthimi i Sensit do i rikthente holandezit rolin e mbrojtësit.

sensi brozovic

SENSI DHE LUKAKU – Kujdes një tjetër statistikë: Sensi asnjë sulmuesi tjetër nuk i ka shërbyer më shumë topa (16) dhe nga asnjë tjetër nuk ka marrë më shumë (12). Është e qartë që belgu ka nevojë për lojtarë që t’i krijojnë hapësira, ka nevojë për më shumë fushë të hapur dhe të luajë me fytyrë nga porta. Sensi di si ta përcjellë topin me shpejtësi dhe të alternojë zotërimin e topit (statistikë ku Interi është i pari në Serinë A) me lojën vertikale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"