“Qokat”, të pranishme edhe në javën e fundit të Superiores/ Manuali i tolerimit, i përmirësuar pas kritikave të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 20:45

“Qokat”, të pranishme edhe në javën e fundit të Superiores/ Manuali i tolerimit, i përmirësuar pas kritikave të fundit

Edicioni i 83-të i Kategorisë Superiore ka ulur siparin dje dhe kampionati u mbyll me Tiranën kampione, i cili edhe pse priste të ngrinte kupën, nuk i prishte punë humbja me Kukësin para festës. Edhe java e fundit rezultoi javë “qokash”, ku pas vëzhgimit kritik të “Panorama Sport” pas javës së 35-të, dukej se manuali i tolerimit ishte përmirësuar disi.

superiore 1

“Qoka” pati edhe në javën e fundit, ku pa hyrë në detaje, flasin vetë rezultatet e disa ndeshjeve, si dhe lehtësia e topit për të përfunduar në rrjetë në disa raste. Duke qenë se fundi i gjeti shumicën e skuadrave jashtë objektivave, apo me objektiva të finalizuar, ndodhi që stafet të bënin rrotacione, por duke futur në fushë lojtarë me një manual përdorimi jo të hijshëm për ndershmërinë e garës.

Përcaktimi i “Këpucës së Artë” dhe skuadrës së katërt që do të shkojë në Europë ishin synimet e vetme të javës së fundit. Fatmirësisht mosangazhimi i të painteresuarve nuk shkoi në kufijtë e estradave, por mbeti në nivel “qokash”, që mbase ju duhet si mundësi aleance për edicionin pasardhës, nëse do t’u lindë nevoja. Në takime të tilla mes miqsh, zakonisht thuhet: Për të mira e në gëzime dhe në të tilla raste jua kthefshim!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"